Sunday, November 1, 2015

Panair me produkte BIO ne fshati Dorez -Librazhd

Fatmir Brazhda Drejtor i Administrates te Zonave te Mbrojtura ne Qarkun e Elbasanit e nisi fjalen e tij me faelnderime per të gjithë bashkëfshatarëvee tij nga Dorëzi, Gizaveshi, Qarrishta dhe nga e gjithë zona po ashtu edhe miqve nga Gjinari i Elbasanit të cilët të gjithë së bashku u bënë nismëtarët e parë për zhvillimin e panairit në Dorëz ku CNVP, Agri-en, Shoqata e Gruas dhe shoqata të tjera lokale me kontributin e tyre modest promovuan së bashku produkte të zonës. Natyrisht një gjallëri këtij aktiviteti i dha Shkolla e Mesme Dorëz e cila me valle dhe kostume popullore tradicionale të zonës kënaqën të pranishmit.
Deputeti i zonës Taulant Balla përveç falenderimit për organizatorët premtoi më shumë investime për zonën me qëllim shtimin e produkteve bio në shërbim të zhvillimit të turizmit malor familjar. Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra falenderoi banorë të zonës duke i ftuar ata që të bëhen nismëtar për një panair më të madh në qendër ty qytetit Librazhd.


Kastriot Gurra Kryetar i bashkise Librazhd falenderoi organizatoret dhe premtoi qe do te zhvillonte nje panairt tjeter ne qender te qyetit te Librazhdit ku te marrin pjese te gjitha fshatrat e Librazhdit .

Janaq Male drejtor i CNVP theksoi se projekte të tjera do të pasojnë për fuqizimin ekonomik të familjeve që administrojnë në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të fshatit.Duhet te menaxhojme ne menyre te qendrueshme burimet tona natyrore dhe ti vejem ato ne funksion te fuqizimit ekonomik te familjeve tona thekzoi Z.Male.


Administrata e Zonave të mbrojtura Elbasan po punon fort për të nxitur dhe promovuar vlerat eko-turistike të zonave të mbrojtura si një aset i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonave rurale.
Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një thesar i çmuar që shumë shpejt do të kthehet në një atraksion i rëndësishëm për vizitorët dhe turistët vendas apo të huaj.
Te gjithe pjesemarresit u ndjene teper te kenaqur nga ky organizim i cili ka te beje me vleresimin e prodhime dhe produkteve te tyre,kjo eshte nxitje qe ju behet atyre qe te orientohen me shume drejt ketyre prodhimeve bio. Shkolla e Mesme Dorez kontriboi ne kete panair me veshjet dhe vallet popullore te zones. Tradita qe po ruhen dhe po shtohen dita dites ne kete krahine.

Sunday, October 18, 2015

Parku Kombetare Shebenik- Jabllanice



Parku Kombëtar i Ekosistemit Natyrore Shebenik - Jablanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të rrethit Librazhd. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore e ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.
Shtrirja gjeografike e parkut (kufizimet) :
• Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd - Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri veriorndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin eZallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes....

• Në lindje Republika e Maqedonisë(Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijon përgjatë kufirit shtetëror, Maja eRaducit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafae Kokelit (1883 m), Maja e Re ti Kurorës), Maja Varri i Marikës, Majae Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).
• Në jug (Komunat Rrajce, Qukës,Hotolisht , Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësore, në drejtimin Qafa e Policës (maja Kyqi Mjet), kalonte Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugënpër këmbësorë, Maja e Skurës.

• Në perëndim (Komunat Lunik eSteblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në Maja e Trestenikut, Maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë - Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz - Librazhd, derite pika e takimit me rrugën automo-bilistike Librazhd – Steblevë


(pamje nga parku kombetar shebenik-jabllanice)

Vlerat ekoturistike te Parkut Flora dhe fauna
Për sa u përket vlerave ekologjike mund te themi se janë të shumta, si flora e fauna, ashtu edhe peisazhet turistike, me pyjet te larte ahu,bredhi, pishe të zezë, dushqesh, shku-rresh e llojshmëri e pasur bimësie barishtore. Vlera të veçanta ka hidrografia,me lumenj, përrenj, liqene artificialë,burime(gurra) dhe pellgje ujore karstike. Fauna është e pasur me lloje të shumta, por njëpjese janë te rrezikuara, si rrëqebulli,kaprolli, dhia e egër, etj. Lloje te tjera qe hasen janë: derri i egër, gjeli i egër, thëllëzae malit, grifsha dhe shume lloje harabelash.Po ashtu,ka shumë lloje zvarranikësh e amfibësh (peshq) në lumenj e liqene, etj.


Administrimi

Parku Kombetare Shebenik-Jabllanice menaxhohet nga Administrata e Zonave te Qarkut Elbasan ecila eshte ne varesi AKZM dhe nepermjet politikave dhe ne zbatim te ligjit per Zonate e Mbrojtura dhe akteve te tjera nenligjore kryejne rolin mbrojtes,menaxhues dhe promovues te ketij parku.

Ne PK Shebenik punojne per 3 specialiste te monitorimit dhe 6 Ranger qe kujdesen per mbrotjen dhe raportimin e gjendjes ne terren.

Kjo Administrate punon fort ne promovimin e ekoturizmit malor me qellim shtimin e numrit te turisteve apo te vizitoreve vendas dhe te huaj.

Turizmi
Turizmi ne këtë zone akoma është ne fazat e para te zhvillimit. Vizitoret janë te paket dhe të vete organizuar. Kjo kur zona e parkut, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme.Ka mjaft monumente natyrore te shpallura apo jo, qe mund të vizitohen nga turistet,studiuesit, etj. Përmendin psh, Fshatin Llange me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumevjeçare; Kishën e Koshorishtit, ndërtuar në një shpelle në shek. II para erës sonë; liqenet karstike Shebenik,liqenin e Fushe Studnes,Vlaskën, Fushën e Dorezit, Bredhin e Fushe Kuqes, Rrapin e Taksimit,Vakefin Stebleve, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shume te tjera.Ne këtë zone Komuniteti organizon mjaft aktivitete social-kulturore tradicionale,te cilat janë e vetmja frymëmarrje e këtij komunitetit dhe këto janë festat tradicionale qe festohen gati ne çdo fshat te madh dhe kanë secili të veçantat e veta, por nga pikëpamja e pjesëmarrjes janë shume te vlefshme, sepse marrin pjese shume anëtare te komunitetit, te ftuar, po dhe te huaj. Kostumet popullore tradicionalendryshojnë ne disa fshatra po ashtu edhekëngët e vallet popullore. Festat kryesoreqe zhvillohen ne këtë zonë janë: Festa“DOREZ”, festë mjaft e madhe, me aktivitete kulturore tradicionale në terren natyror. Po ashtu, festa e Shëngjergjit në Steblevë, ajo e Qarrishtës, ajo e Rrajces, e Lunikut, etj

Pergatiti :
Fatmir   Brazhda 

Apel Qeverise - Ndertimi Hec-ve ne Shebenik te ndalohen


LETËR E HAPUR


Lënda:  Mbi abuzimin me koncesionet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar                           Shebenik – Jabllanicë.

Drejtuar: Këshillit të Ministrave

Z. Edi Rama, Kryeministër

Organizatave Mjedisore Lokale, Kombëtare dhe Ndërkombëtare



I nderuar zoti Kryeministër,

Të nderuar miq e dashamirës të mjedisit,

Organiztat e Shoqerise Civile ne rrethin e Librazhdit  përmes kësaj letre dëshiron të tërheqë vëmendjen tuaj dhe të opinionit publik, rreth situatës së rëndë mjedisore që po krijohet në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë si rrjedhojë e koncesioneve të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve (HEC).

Ne, kërkojmë nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë që të korrigjojë situatën e krijuar duke zhbërë vendimet abuzive të ndërtimit të HEC-ve në Parkun Kombëtar Shebenik –Jabllanicë si dhe të parandalojë veprimet e planifikuara në parqet e tjera kombëtare si ai i Lurës dhe Lugina e Valbonës apo edhe në zonat e tjera të mbrojtura. Gjithashtu, i bëjmë thirrje organizatave dhe qytetarëve të interesuar për çështjet e mjedisit që të shtojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të mbrojtur pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Aktualisht në rrethin e Librazhdit janë dhënë rreth 84 leje për ndërtimin e hidrocentraleve, ku 70% e HEC-ve prekin Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë. Lejet koncesionare janë dhënë në mungesë të plotë të një vlerësimi strategjik mjedisor për lumenjtë. Ndërtimi i kaq shumë hidrocentraleve do të sjellë dëme të pa riparueshme në peisazhin e mrekullueshëm natyror të zonës, në biodiversitetin e saj, si dhe do të krijojë problematika të forta social-ekonomike për komunitetin. HEC-et e planifikuara do të prekin pashmangshmërisht rrjedhën në lumin Shkumbin, lumin e Rrapunit, lumin e Lunikut, lumin e Gurakuqit, zallin e Qarrishtës, lumin e Bushtricës, lumin e Radicinës, lumin e Gostimës, përrenjtë She Librazhd, She Dragostunjë, She Hotolisht, Gurekuqe, Lingajca, Steblevë, etj. Praktikisht, nuk do të ketë burim, përrua apo lumë pa u prekur nga ky fenomen!

Nuk ka asnjë dyshim se ndërtimet e digave, kanalizimeve, devijimet e rrjedhës natyrale të ujit nëpërmjet tubacioneve dhe tuneleve ndikojnë negativisht në habitatet natyrore dhe në tërësinë e mjediseve ujore. Po kështu elemente të qënësishëm të ndikimeve negative afatgjata janë; copëzimet e habitateve, dëme të pariparueshme në peisazhin natyror, zhdukja e llojeve të rrezikuara të faunës dhe dëmtimet e drejtëprdrejta të florës. Devijimi dhe shkurtimi i rrjedhës natyrale të ujrave, në mënyrë të pashmangshme do të krijojë një barrierë për kryerjen e aktiviteve tradicionale të qëndrueshme dhe do të pengojë zhvillimin e ekoturizmit në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ekosistemi natyror Shebenik-Jabllanicë është shpallur Park Kombëtar më 21.05.2008 dhe si i tillë gëzon të gjitha privilegjet, së paku ligjore, për mbrojtjen e integritetit të tij territorial nga ndërhyrjet direkte në mjedis. Territori i parkut zë pjesën qëndrore të “Brezit të Gjelbër të Ballkanit” dhe përfaqëson një zonë të gjerë ndërkufitare. Kjo zonë formon një korridor të rëndësishëm ekologjik për kafshët e egra, të cilat kanë vlera të pallogaritëshme në ruajtjen e larmisë biologjike të rajonin Ballkanik, e më gjërë.

Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës dallohet për një pasuri të papërsëritshme të biodiversitetit. Aty gjenden gjallesa të rralla të mbrojtura nga legjislacioni kombëtar dhe nga konventat ndërkombëtare. Fauna karakterizohet nga prania e ariut të murrmë, ujkut, lundërzës, troftës së malit, etj. Fatëmirësisht në këtë zonë mbijetonRrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus syn.martinoi), që është një kafshë endemike shumë e rrallë dhe në rrezik zhdukje.

Për sa i përket florës, në park hasen lloje të shumta bimore të cilat janë të rralla e të kërcënuara si Manushaqja Shqiptare (Viola albanica) dhe Manushaqja e Dukagjinit (Viola dukadjinica), Mënishte Shqiptare (Cistus albanicus) endemike e Shqipërisë, Zambaku Shqiptar (Lilium albanicum), si dhe Shafrani i Jabllanicës (Crocus jabllanicensis) endemik i malit të Jabllanicës.

Për të gjitha arsyet e parashtrura më lart, ne apelojmë për ndalimin e menjëherëshëm të ndërtimit të HEC-ve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Ne do të mbikqyrim situatën nga afër, do të njoftojmë vazhdimisht publikun e gjerë mbi ecurinë e aktiviteteve abuzive dhe do të shtojmë përpjekjet tona për të mbrojtur Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ne besojmë tek mbizotërimi i ligjit dhe shpresojmë se Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë këtë apel dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë për korrigjimin e kësaj vendimmarrje të gabuar.

Nga  Shoqatat Lokale  : Agri-en, Shoqata  Medpak, Shoqata e Gruas , Shoqata Aurora, Shqoata AKS , Shoqata Egnatia, Shoqata e Bleterritesve, Shoqata Rajonale e Pyjeve Komunale, SHPPKK Shebeniku, Shoqata Dorez ,Shoqata Librazhdi etj.

Perg. Fatmir  Brazhda

Dita e Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice, me 21.05.2015


Ne date 23 Maj eshte festuar Dita e Parkut Shebenik – Jabllanice. Ky event u organizua nga Administrata e Zonave te Mbrojtura-Elbasan dhe me mbeshtetjen e IUCN,Shoqates per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror ne Shqiperi (PPNEA), Shoqate se Gruas Librazhd,Shoqates Mjedisore ''Agri-En'',Shoqata Stebleva etj. Ne kete event moren pjese Ministri i Financave Z. Shkelqim Cani, Drejtori i Agjensise Kombetare te Zonave te Mbrojtura, Z. Zamir Dedej, Kryetare te Njesive Vendore si dhe perfaqesues te shoqerise civile si edhe banore te komunes Stebleve.
Ekosistemi natyror Shebenik-Jabllanice eshte shpallur si Park Kombetar me Vendim Nr.640, datë 21.5.2008.
Ne nder te kesaj dite u organizua nje nje panair me produkte lokale te zones dhe si pjese e festes me valle tradicionale u bene edhe Grupi Folklorik i Femijeve, te Ansamblit Librazhd.




english version


On 23 May 2015 is celebrated the Day of Shebenik Jabllanica National Park. This event was organized by Administration of Protected Areas in Elbasan region with the support of  IUCN, Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) Woman Association , Agri-en NGO, Stebeleva Asocciation,etc . In this event participated the Minister of Finance, Mr. Shkelqim Cani, National Agency of Protected Areas Director, Mr. Zamir Dedej, Mayors of Local Communities and representatives of local NGO-s and inhabitants of Stebleva.
Natural Ecosystem Shebenik-Jabllanica was proclaimed as National Park with DCM No. 640, date 21.05.2008.
In honor of this day it was organized a fair with local products and with traditional dances were part the Children Folkloric Group of Librazhd Ensemble.

Fatmir  Brazhda 

New post


New post in this blogger