Sunday, October 18, 2015

Parku Kombetare Shebenik- Jabllanice



Parku Kombëtar i Ekosistemit Natyrore Shebenik - Jablanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të rrethit Librazhd. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore e ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.
Shtrirja gjeografike e parkut (kufizimet) :
• Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd - Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri veriorndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin eZallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes....

• Në lindje Republika e Maqedonisë(Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijon përgjatë kufirit shtetëror, Maja eRaducit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafae Kokelit (1883 m), Maja e Re ti Kurorës), Maja Varri i Marikës, Majae Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).
• Në jug (Komunat Rrajce, Qukës,Hotolisht , Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësore, në drejtimin Qafa e Policës (maja Kyqi Mjet), kalonte Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugënpër këmbësorë, Maja e Skurës.

• Në perëndim (Komunat Lunik eSteblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në Maja e Trestenikut, Maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë - Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz - Librazhd, derite pika e takimit me rrugën automo-bilistike Librazhd – Steblevë


(pamje nga parku kombetar shebenik-jabllanice)

Vlerat ekoturistike te Parkut Flora dhe fauna
Për sa u përket vlerave ekologjike mund te themi se janë të shumta, si flora e fauna, ashtu edhe peisazhet turistike, me pyjet te larte ahu,bredhi, pishe të zezë, dushqesh, shku-rresh e llojshmëri e pasur bimësie barishtore. Vlera të veçanta ka hidrografia,me lumenj, përrenj, liqene artificialë,burime(gurra) dhe pellgje ujore karstike. Fauna është e pasur me lloje të shumta, por njëpjese janë te rrezikuara, si rrëqebulli,kaprolli, dhia e egër, etj. Lloje te tjera qe hasen janë: derri i egër, gjeli i egër, thëllëzae malit, grifsha dhe shume lloje harabelash.Po ashtu,ka shumë lloje zvarranikësh e amfibësh (peshq) në lumenj e liqene, etj.


Administrimi

Parku Kombetare Shebenik-Jabllanice menaxhohet nga Administrata e Zonave te Qarkut Elbasan ecila eshte ne varesi AKZM dhe nepermjet politikave dhe ne zbatim te ligjit per Zonate e Mbrojtura dhe akteve te tjera nenligjore kryejne rolin mbrojtes,menaxhues dhe promovues te ketij parku.

Ne PK Shebenik punojne per 3 specialiste te monitorimit dhe 6 Ranger qe kujdesen per mbrotjen dhe raportimin e gjendjes ne terren.

Kjo Administrate punon fort ne promovimin e ekoturizmit malor me qellim shtimin e numrit te turisteve apo te vizitoreve vendas dhe te huaj.

Turizmi
Turizmi ne këtë zone akoma është ne fazat e para te zhvillimit. Vizitoret janë te paket dhe të vete organizuar. Kjo kur zona e parkut, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme.Ka mjaft monumente natyrore te shpallura apo jo, qe mund të vizitohen nga turistet,studiuesit, etj. Përmendin psh, Fshatin Llange me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumevjeçare; Kishën e Koshorishtit, ndërtuar në një shpelle në shek. II para erës sonë; liqenet karstike Shebenik,liqenin e Fushe Studnes,Vlaskën, Fushën e Dorezit, Bredhin e Fushe Kuqes, Rrapin e Taksimit,Vakefin Stebleve, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shume te tjera.Ne këtë zone Komuniteti organizon mjaft aktivitete social-kulturore tradicionale,te cilat janë e vetmja frymëmarrje e këtij komunitetit dhe këto janë festat tradicionale qe festohen gati ne çdo fshat te madh dhe kanë secili të veçantat e veta, por nga pikëpamja e pjesëmarrjes janë shume te vlefshme, sepse marrin pjese shume anëtare te komunitetit, te ftuar, po dhe te huaj. Kostumet popullore tradicionalendryshojnë ne disa fshatra po ashtu edhekëngët e vallet popullore. Festat kryesoreqe zhvillohen ne këtë zonë janë: Festa“DOREZ”, festë mjaft e madhe, me aktivitete kulturore tradicionale në terren natyror. Po ashtu, festa e Shëngjergjit në Steblevë, ajo e Qarrishtës, ajo e Rrajces, e Lunikut, etj

Pergatiti :
Fatmir   Brazhda 

1 comment: